Gjinar, gati për festën e 13 Dhjetorit – një ditë dedikuar natyrës, traditës dhe turizmit malor

Më 13 dhjetor, Gjinari pritet të kthehet në qendrën festive të Elbasanit, me organizimin e Gjinar Village Market, një aktivitet i cili bashkon natyrën, kulinarinë tradicionale, artizanatin dhe energjinë e komunitetit. Mes peizazhit mahnites dhe atmosferës së ngrohtë dimërore, vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë një ditë të pasur me aktivitete kulturore dhe hapësira kreative për fëmijët.

Pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe prodhues dhe artizanë lokalë, të cilët do të prezantojnë produkte unike dhe shije tradicionale, duke e bërë tregun e Gjinarit një eksperiencë të veçantë për vizitorët. Mes pjesëmarrësve do të jenë:

Uji Bukaniku

Kantina Ilir

Ferma e Kuajve Santo

Furra & Pasticeria Baku

Tona Al

Në fokus të aktivitetit mbetet promovimi i potencialit të Gjinari­t si një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit malor në Elbasan.

Lidhur me këtë iniciativë, Kryebashkiaku Gledian Llatja u shpreh:

 “Gjinari është një pasuri natyrore e jashtëzakonshme. Aktivitetet si Gjinar Village Market jo vetëm promovojnë turizmin malor, por mbështesin prodhuesit lokalë, traditën dhe komunitetin. Më 13 dhjetor ftoj të gjithë qytetarët të na bashkohen në një ditë plot magji, shije dhe atmosferë festive.”

Organizatorët ftojnë qytetarët të bëhen pjesë të kësaj ngjarjeje të veçantë dhe të përjetojnë nga afër bukurinë dhe energjinë e Gjinarit.

📍 Eja, mos mungo! ❤️