Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka qenë sot në festën “Miqtë e Malit”, e cila u organizua në pikën turistike të Gjinarit në Elbasan. Gjatë fjalës së tij Balla theksoi se vitin e ardhshëm Gjinari do të presë edhe më shumë miq.
“Bashkë me kryetarin e bashkisë dhe deputeten e zonës dua t’ju them që ne kemi humbur shumë kohë sa i përket punëve të rëndësishme të rregullimit dhe sistemimit të sheshit dhe rrugës kryesore të zonës. Angazhohem përpara jush që vitin e ardhshëm qendra kryesore e Gjinarit do të jetë tërësisht me një pamje tjetër ashtu siç i ka hije këtij diamanti të turizmit malor të bashkisë Elbasan”, deklaroi Balla.