Gjermania hap dyert për emigrantët, kërkon mijëra punëtorë të huaj për punësim: Kemi nevojë më shumë se sa vitet e mëparshme

Gjermania ka nevojë për punëtorë, këtë ka treguar drejtori i Agjensisë Federale të Punësimit duke i hapur rrugë emigrantëve për të shikuar Gjermaninë si një mundësi të mirë punësimi. Detfelt Scheel u shpreh se Gjermanisë i duhen rreth 400 mijë punëtorë në vit, të cilët duhet të jenë të kualifikuar. Për të përditshmen Sueddeutsche Zeitung, Scheel tregoi se situata është dramatike dhe mungesa e puntorëve të kualifikuar po thellohet çdo ditë dhe më shumë.

“Për mua kjo nuk ka të bëjë me azilin, por me një emigracion të shenjëstruar për boshllëqet në këtë treg,” vuri në dukje ai. “Ne kemi nevojë për shumë më tepër emigrant sesa vitet e mëparshme. Nga kujdesi për të moshuarit tek ajri i kondicionuar e punonjësit e logjistikës, do të ketë mungesë të punëtorëve të kualifikuar kudo,” theksoi Scheele.

Ai e hodhi poshtë idenë e një rezistence ndaj emigracionit si zgjidhje për çështjet e punës. “Ju mund të ngriheni dhe të thoni: “Ne nuk duam të huaj. Por kjo nuk funksionon,” tha Scheele. “Fakti është se Gjermanisë po i mbarojnë punëtorët. ”Për shkak të zhvillimeve demografike, numri i punëtorëve potencialë të moshës profesionale tipike do të ulet me gati 150,000 këtë vit. situata do të jetë shumë më dramatike në vitet e ardhshme.”, shtoi zyrtari gjerman.