Referuar sondazhit të djeshëm të institutit italian, Rudina Hajdari e renditur e para në qarkun e Elbasanit nën siglën e partisë ‘Nisma Thurrje’ nuk do mund të merrte një mandat nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot. Sipas sondazhit të Piepolit, Nisma Thurje do të merrte deri në 2% të votave, së bashku me partinë e Jozefina Topallit, por që nuk mjaftojnë për të nxjerrë një deputet.
Gara është e fortë mes PD dhe PS, e ndërsa LSI është shkëputur, duke rënë shumë poshtë krahasuar me këto 2 parti të mëdha.