Thursday , July 10 2025

‘Furtuna’ në kupolën drejtuese/ Pas shkarkimit, emërohet menjëherë drejtori i ri i Policisë së Shkodrës

Gent Berberi është emëruar si drejtori i ri i Policisë së Shkodrës pas shkarkimit të Fatmir Lleshit nga ky pozicion.

Berberi kishte mbajtur deri tani postin e drejtorit të Policisë së Kukësit. Sakaq, në qarkun e Kukësit është komanduar si drejtues ish-shefi i komisariatit numër 2, Loard Sallaku.

Kupola drejtuese e Policisë së Shkodrës është shkarkuar ditën e sotme nga detyra, ndërsa mësohet se shkak janë bërë ndërtimet pa leje në fshatin turistik të Thethit, ku ditët e fundit IKMT ka ndërmarrë një aksion për shembjen e tyre, ku janë përballur me kundështinë e banorëve.