Furgoni i shkollës përfshihet në aksident/ Plagosen 13 nxënës dhe një mësuese

Rreth orës 13:40, në Yzberisht, janë përfshirë në përplasje mjeti furgon që transportonte disa nxënës shkolle me drejtues shtetasin A. H me mjetin me drejtues shtetasin D. T.

Si pasojë kanë shkuar për kontroll mjekësor 1 mësuese dhe 13 nxënës, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime të rënda fizike nga përplasja e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./CNA.al