Një atmosferë fantastike ka mbërthyer këtë fundjavë zonën piktoreske të Funarit, ku qindra qytetarë janë bërë pjesë e një aktiviteti të veçantë mes natyrës mahnitëse. Me muzikë të mirë, lojëra zbavitëse dhe ushqime të freskëta bio të zonës, ky event ka kthyer Funarin në destinacionin më të preferuar të kësaj vere.
Pikniku në perlen turistike të Elbasanit solli gëzim dhe relaks për të gjitha moshat, duke ofruar mundësinë për të shijuar ajrin e pastër, pamjet spektakolare dhe produktet tradicionale të përgatitura nga banorët vendas.
Një sërë aktivitetesh sportive, argëtuese dhe kulturore kanë krijuar një ditë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit. Funari po konfirmohet gjithmonë e më shumë si një nga zonat më të bukura dhe më mikpritëse për të kaluar momente të veçanta pranë natyrës.