FSHF hap aplikimet për kursin e radhës UEFA B në Elbasan, nis më 5 janar 2026

Federata e Futbollit do të organizojë edicionin e radhës të kursit për trajnerë të nivelit UEFA B në qytetin e Elbasanit. Kursi do të startojë më 5 janar 2026 dhe do të zhvillohet sipas periudhave të mëposhtme: 05-09 janar, 23-27 shkurt, 02-06 mars dhe 16-20 mars.

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:
* Diploma e Shkollës së Mesme
* Licenca UEFA C, minimalisht aktive në 6 muajt e fundit (si trajner ose zv.trajner me vërtetim përkatës). Ky kriter nuk zbatohet për ish-lojtarët me mbi 7 vite eksperiencë si profesionistë
* Vërtetim për aktivitetin aktual (nga ekipi përkatës)
* Fotokopje e ID-së ose pasaportës
* Raport mjeko-ligjor
* Numër kontakti dhe CV

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin së bashku me formularin e pikëzimit në mënyrë elektronike në adresën: [email protected], si edhe me postë të zakonshme me konfirmim marrjeje në adresën: Rr. Liman Kaba, Nd. 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë, ose ta dorëzojnë fizikisht pranë Sekretarisë në të njëjtën adresë.

Afati i fundit për paraqitjen e dokumentacionit është 12 dhjetor 2025. Aplikimet që mbërrijnë pas kësaj date nuk do të pranohen.

Për çdo informacion shtesë mbi renditjen, aspektet logjistike ose organizative të kursit, mund të kontaktoni Sekretarinë e Shkollës në adresën e emailit: [email protected].