Dojna Mema është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Moderatorja pak ditë më parë publikoi një foto ku shihej e kapur për dore me të dashurin, ndërsa të gjithë u bënë kuriozë se kush është i dashuri i bukuroshes. “Ne jete duhet te gjesh dike qe te dashuron, kujdeset per ty dhe te ben foto te bukura. P.s : kriteret e mesiperme nuk jane vendosur sipas rendesise,” shkruante moderatorja krahas postimit.

Mesa duket personi që i ka vjedhur zemrën bukuroshes është këngëtari Vlashant Sata. Ky aludim ka ardhur pasi në postimet e tyre shohim që ata janë në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë. Nga çifti nuk ka ende një konfirmim.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.