(Foto) Këngëtarja Rovena Dilo flet për ish-patnerin balerin 15 vite më të ri dhe për çfarë është penduar

Rovena Dilo ka rrefyer në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare edhe për lidhjen e saj me balerinin 15 vite më të ri. Ajo mendon se po të ishte disa vite më i madh, ndoshta lidhja e tyre nuk do përfundonte. Ardit Gjebrea: Ke jetuar dashuri 10 vjet më të mëdha se ty dhe 15 vjet më të rinj se ty. Cila është eksperiencë më e bukur për ty?

Rovena Dilo: Nuk krahasohen ndjenjat, nuk kanë lidhje fare. Rovena 20 vjeç dhe 40 vjeç nuk janë e njëjta gjë. Ardit Gjebrea: Në rastin e marrëdhënies 15 vite më i ri, çfarë të tërhoqi më shumë, mos ishte gjë rinia? Rovena Dilo: Rinia është një aset shumë i bukur, por bota është e mbushur me të rinj. Padiskutim që nuk është vetëm rinia, por talenti, fuqi krijuese dhe origjinalitet në një artist janë mahnitëse.

Ardit Gjebrea: Paraqitja fizike tek një mashkull të tërheq? Rovena Dilo: Patjetër që më tërheq, është element shumë joshës për çdo femër. Rovena shprehet se do kishte dëshirë që ish-partneri i saj balerin 15 vite më i ri të ishte të paktën vetëm 7 vite dhe jo 15 vite dhe kjo mund të jetë një farë pengu që asaj i ka ngelur nga kjo lidhje. /tvklan