Saturday , April 19 2025

Forum Publik në Elbasan – Përballja e Ofertave Politike për Zgjedhjet Parlamentare 2025

NJOFTIM PËR MEDIA
Forum Publik në Elbasan – Përballja e Ofertave Politike për Zgjedhjet Parlamentare 2025

Më 17 prill 2025, në ambientet e Hotel Scampa, u zhvillua me sukses Forumi Publik në qarkun Elbasan, organizuar nga Rrjeti “Përballja e Ofertave Politike – POP” në bashkëpunim me organizatën partnere “Tjetër Vizion”.

Ky forum i hapur solli përballë qytetarëve kandidatët për deputetë të Elbasanit, respektivisht:

  • Znj. Klodjana Capja, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
  • Z. Mivan Peci – Partia Lëvizja Bashkë
  • Znj. Migena Shyti Kapllani – Koalicioni Euroatlantik
  • Znj. Sara Zekaj – Partia Mundësia
  • Z. Erjon Murataj – Partia Social Demokrate

të cilët prezantuan prioritetet e tyre për zhvillimin e rajonit, dhe u përgjigjën pyetjeve konkrete të qytetarëve mbi çështje kyçe si: zhvillimi ekonomik, mbrojtja e mjedisit, barazia gjinore, përfaqësimi i të rinjve, transparenca dhe lufta kundër korrupsionit.

Në këtë forum u diskutuan ceshtje si :

  • Zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm dhe punësimi;
  • Siguria mjedisore dhe mbrojtja e natyrës;
  • Arsimi dhe fuqizimi i të rinjve;
  • Transparencë dhe antikorrupsion;
  • Siguria publike dhe rendi

Forumi u transmetua drejtpërdrejt dhe mund të ndiqet edhe në linkun më poshtë:
👉 Shiko Forumin Publik Elbasan këtu

Pjesëmarrësit vlerësuan rëndësinë e këtij formati për promovimin e dialogut të hapur dhe demokracisë pjesëmarrëse, ndërsa të gjithë kandidatët e pranishëm treguan angazhim dhe respekt për barazinë e trajtimit dhe transparencën e komunikimit me qytetarët.

Rrjeti POP ka ndërmarrë një nismë për të nxitur përballjen e hapur dhe të drejtpërdrejtë të ofertave politike përpara qytetarëve të qarkut të Elbasanit. Me këtë synim, i është drejtuar një ftesë të gjitha forcave politike kryesore, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të informohen, të krahasojnë dhe të marrin vendime të ndërgjegjshme.

Mungesa e dy forcave politike, PS dhe Shqiperia Behet në këtë aktivitet është një fakt që na vjen keq ta konstatojmë. Pavarësisht arsyeve të mundshme, një pjesëmarrje e plotë do të ishte shenjë respekti ndaj

qytetarëve dhe një hap përpara në ndërtimin e një kulture të mirëfilltë demokratike, ku debatet dhe përballjet civile janë thelbësore.

Rrjeti POP do të vijojë organizimin e forumeve të tilla në qarqet e tjera të vendit, duke i dhënë qytetarëve mundësinë të informohen dhe të përfshihen në mënyrë aktive në procesin zgjedhor.

Datat dhe Vendet e Forumeve Publike në vim:

  • Shkodër – 18 prill 2025, ora 16:30, në Golden Palace Hotel
  • Tiranë – 22 prill 2025, ora 11:00, në Rogner Hotel
  • Korçë – 22 prill 2025, ora 17:00, në Hotel Park Plazza
  • Durrës – 28 prill 2025, ora 17:00, në Teatri “A. Moisiu”
  • Vlorë – 28 prill 2025, ora 17:30, në Pallati i Kulturës

Këto forume zhvillohen në kuadër të projektit “Rrjeti POP për Qeverisje të Mirë dhe Integritet”, me mbështetjen e Olof Palmes International Center dhe Qeverisë Suedeze.

Për më shumë informacion:
[email protected]  | +355 69 61 20 169
🌐 www.popnetwork.al

Zgjidh me mendje, jo me zakon – krahaso ofertat politike!
Zgjedhjet janë më 11 maj – voto me dije, jo me dyshim!