Florenc Spaho voton në qendrën 2304, i shoqëruar nga bashkëshortja
Deputeti i Partisë Socialiste, Florenc Spaho, ka votuar sot në qendrën e votimit nr. 2304 në Elbasan, ku mbërriti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Pas votimit, Spaho u shpreh se kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë qytetarët, duke theksuar se pjesëmarrja në votime është një akt përgjegjësie dhe besimi tek e ardhmja.

Ai apeloi për një proces të qetë dhe dinjitoz në çdo qendër votimi.