Elbasan – Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Florenc Spaho, vazhdon fushatën e tij duke u takuar çdo ditë me qytetarët e Elbasanit, në një komunikim të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë. Gjatë ecjes në rrugët e qytetit, ai ka ndaluar për të përshëndetur, dëgjuar dhe diskutuar me banorët për çështjet që ata kanë më për zemër.

“Dua të jem pranë njerëzve, të dëgjoj shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre. Vetëm kështu mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Elbasanin dhe për Shqipërinë,” – është shprehur Spaho gjatë takimeve spontane me qytetarët.

Nga lagjet e qytetit deri tek bizneset e vogla dhe grupet e të rinjve, Spaho është pritur me entuziazëm nga qytetarët, të cilët vlerësojnë qasjen e tij të drejtpërdrejtë dhe angazhimin për të adresuar nevojat e komunitetit.

Me një fushatë të fokusuar tek kontakti i drejtpërdrejtë me qytetarët, Florenc Spaho vazhdon të fitojë mbështetjen e banorëve të Elbasanit, duke treguar se është një zë i fortë për komunitetin dhe një përfaqësues i denjë për të ardhmen e tij.
