Tuesday , July 22 2025

Florenc Spaho emërohet Drejtor i QSUT-së – një vlerësim për Elbasanin

Florenc Spaho është emëruar në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke marrë drejtimin e institucionit më të madh spitalor në vend. Ai zëvendëson Donjeta Balin, e cila dha dorëheqjen nga posti pak javë pas emërimit.

Spaho ka qenë deputet i qarkut të Elbasanit për disa mandate dhe është vlerësuar për angazhimin e tij të vazhdueshëm në çështjet e shëndetësisë si anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë. Emërimi i tij në këtë detyrë të rëndësishme shihet edhe si një vlerësim institucional për Elbasanin dhe për përfaqësimin që ai i ka dhënë komunitetit në vite.

Me përvojën në administratë dhe fokusin tek përmirësimi i shërbimeve për qytetarët, pritet që Spaho t’i japë QSUT-së një drejtim të ri, më të përgjegjshëm dhe më pranë nevojave të pacientëve.