Ndonese koronavirusin e njohim si semundje te frymemarrjes, muajt e fundit eshte treguar se ky virus ka aftesine te preke ne disa raste te gjitha organet e nje personi. Prandaj si virus i tille ai ka simptoma qe ne varesi te njerezve jane me shume apo me pak te perballueshme dhe nuk dihet kush eshte me e keqe nga te gjitha.
Megjithate nje mjeke e njohur e cila kishte disa simptoma te koronavirusit, ka argumentuar se sipas saj njera madje mund te jete me e frikshmja duke iu referuar keshtu mungeses se frymemarrjes.
Deborah Lee eshte doktoresha qe gjate nje shkrimi per “Eat This, Not That”, ka shpjeguar se mungesa frymemarrjes eshte me shqetesuesja e ketij virusi te cilen e krahasoi me nje njeri qe ka qene zhytyr e po perpiqet te dale ne siperfaqe.
Ajo u perpoq ta shpjegonte duke imagjinuar ate situate se si do te ndiheshit nese do ju ndodhte kjo ndjesi ne pjesen me te madhe te kohes deri ne rikuperim te gjendjes shendetesore. Madje per kete te fundit doktoresha thote se do te duhet kohe pasi disa paciente njiihen edhe si “transportues te gjate”, qe do te thote se mund te kene tendencen te perjetojne disa simptoma edhe me muaj pas rikuperimit duke u ndjere te lodhur, te dobet e me humbje te shijes apo nuhatje.
Shpresojme qe kjo simptome qe shpjegoi doktoresha te mos e perjetojne te gjithe e ta kalojne lehte.
Mos harroni te mbani distance e te ruani veten me higjiene dhe pasterti.