Flamurtari dhe Elbasani të motivuar nga fitoret, trajneri Gvozdenoviç: Ndeshje shumë e vështirë

Elbasani do të udhëtojë në Vlorë, për t’u përballur me Flamurtarin. Kjo transfertë është e vlefshme për javën e 10-të të Superiores.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë takim pas fitoreve të rëndësishme. Ivan Gvozdenoviç ka folur para sfidës në Vlorë.

“Një ndeshje shumë interesante, shumë e vështirë, shumë e fortë. Flamurtari është një skuadër e mirë, ne kemi shumë respekt. Por si gjithmonë, ne jemi Elbasani dhe do provojmë të luajmë një futboll të bukur dhe do bëjmë maksimumin në fushë.

Sigurisht që jemi të lumtur për fitoren e fundit, por Tirana tani është një ndeshje e kaluar dhe nuk do flasim shumë. Jam i kënaqur me lojtarët, por tani mendojmë vetëm për Flamurtarin”, u shpreh Gvozdenoviç.

PANORAMASPORT.AL