Fituan betejën me COVID-19, familja e njohur nga Elbasani rrëfehet: Nuk ishte ‘gogoli’…Simptomat që kishim

Tamponët e tretë kanë rezultuar negative për familjen Sejdini me banim në lagjen “Emin Matraxhiu “ në Elbasan. Tashmë ata konsiderohen të shëruar, por sipas rekomandimit të autoriteteve duhet të qëndrojnë edhe 14 ditë të tjera në izolim si një mënyrë mbrojtëse ndaj kovid 19-të.

Dy djemtë dhe kryefamiljari tre javë më parë rezultuan pozitiv me Covid-19, ndërsa gruaja ka dyshime se e ka kaluar e para, pasi ka patur temperaturë të lartë për disa ditë me radhë.

Dy bashkëshortët teksa tregojnë eksperiencën e tyre për Fax News, falenderojnë Zotin që e kaluan pa komplikacione. Sipas 62 vjecarit Nektar Sejdini problem për të ka qenë temperatura e lartë për një javë, por thotë se për personat që nuk kanë probleme të tjera shëndetësore nuk është ai” gogoli “ që flitet kudo.

Znj. Mimoza thotë se ky virus është tinëzar dhe se ai shfaqet atëherë kur ti nuk e pret. Ajo e krahason me aŕmikun e padukshëm që flitej në patrullat para viteve 90-të. Asnjëri prej tyre nuk di të thotë se ku e ka marrë virusin, por thonë se me t’u konfirmuar pozitiv morën të gjitha masat për t’u izoluar.

FAXNEWS