Vajza e ish-presidentit Bujar Nishani, Fiona feston sot ditëlindjen. Por duket se një person i mungon së shumti, është i ati, i cili u nda nga jeta disa muaj më parë. E sot nuk është pranë saj në ditën e lindjes.
“Gjithmonë do e pres një urim nga ty,”-shkruan ajo mbi foton e ndarë në rrjetet sociale.
Ish-presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare, në një spital në Gjermani, ku kurohej prej 21 Prillit nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Ai u zgjodh në krye të shtetit në moshën 45-vjeçare, duke u bërë Presidenti në moshën më të re i Republikës së Shqipërisë.