Festat e Fundvitit/Këshilla e imamit të Xhamisë së Pashës për qytetarët e Elbasanit

Dorian Balliu është imami i Xhamisë së Pashës në qytetin e Elbasanit. Duke parë që në këto ditë qarkullimi i mjeteve është vështirësuar për shkak të trafikut të rënduar, imami u ka dhënë një këshillë qytetarëve të këtij qyteti dhe fton të gjithë hoxhallarët që të bëjnë të njejtën thirrje.

Postimi i plotë në Facebook:

Do t’i këshilloja qytetarëtnë përgjithësi dhe besimtarët në veçanti të shmangin lëvizjen me makinë këto ditë sepse për shkak të festave të fundvitit është krijuar një trafik shumë i rënduar. Mundohuni të lëvizni në këmbë, biçikletë a motor, me përjashtim të personave që e kanë të domosdoshme. Konsiderojeni këtë gjë si një vepër të mirë, një shërbim për shoqërinë; njerëzit e sëmurë dhe ata që e kanë të nevojshme për shkak të natyrës së punës së tyre. Do t’i ftoja edhe hoxhallarët në rrethet e tjera të këshillojnë besimtarët të shmangin lëvizjen me makinë. Eshtë  më i miri i njerëzve kush është më i dobishëm për ta, -thotë profeti Muhamed.

Nje koment

  1. Pingback: 2evaluating