Sot të gjithë shqiptarët festojnë ditën e mësuesit, por e veçantë ka qenë kjo ditë për mësuese Lirinë e cila ka patur nxënës të saj njërëz të cilët sot shërbejnë me përkushtim në pozicionet drejtuese që kanë marrë, raporton elbasaniplus.
Kryetari i Bashkisë Elbasan sëbashku me shokun e tij të klasës dhe të bankës Gledis Nano, sot Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kanë kryer një takim me mësuesen e tyre të klasës së parë.
Kujtime të bukura kanë ndarë ata mes njëri tjetrit, ku mësuesja ka nxjerrë në pah zgjuarsinë dhe inteligjencën e nxënesve të saj që sot janë në pozicione të rëndësishme.
z.Gledian Llatja nw faqen e tij tw Facebook shkruan:
“ së bashku me shokun tim të klasës në shkollën “Naim Frashëri” Gledis Nano, u ritakuam me mësuese Lirinë, mësuesen e klasës sonë së parë, në një takim plot kujtime dhe nostalgji.
Një urim shkon për çdo mësuese dhe mësues të Elbasanit, duke vlerësuar kontributin e tyre të paçmueshëm në edukimin e brezave të rinj”.