Fadromat e IMT rikthehen në Krastë. Llatja: Çdo hapësirë publike do t’i kthehet qytetarëve të Elbasanit

Kodra e Krastës, zona e pyllëzuar e cila ndodhet 1.5 km në lindje të qytetit të Elbasanit do ti rikthehet totalisht qytetarëve.
Bashkia e Elbasanit sistematikisht ka kryer aksione të shumta për lirimin e hapësirave publike në Kodër Krastë, si edhe në mbjelljen e shumë pishave në këtë zonë të pyllëzuar e cila quhet edhe “mushkëria” e qytetit.


Ditën e sotme, kryebashkiaku Z. Gledian Llatja me punonjës të IMT-së, ka qenë i pranishëm në aksion, ku fadromat prishën të gjitha objektet pa leje në Kodër Krastë .
“Jemi rikthyer sërisht në Krastë në një aksion, për lirimin e të gjitha hapësirave publike, të zëna në mënyrë të paligjshme nga persona të papërgjegjshëm, të cilët e kanë konsideruar në vazhdimësi Krastën si zonë private. Zona e Krastës konsiderohet si “mushkëria e qytetit” përveç mbjelljeve të vazhdueshme që kemi bërë, kemi nisur edhe me lirimin e hapësirave publike”, tha Z Llatja.


Sipas tij, “ nuk do të ketë asnjë tolerim për këdo që ka zaptuar me parcela në mënyrë të paligjshme në zonën e Krastës. Fondi pyjor është i qytetarëve të Elbasanit.
Ditën e sotme janë prishur dy godina të ngritura në këtë zonë, të cilat shërbenin si stane, të ndërtuara në mënyrë të paligjshme të cilët jo vetëm prishin imazhin e Krastës, por edhe dëmtojnë ambjentin rreth e qark.

Nje koment

  1. Pingback: 3representing