Europiani i peshëngritjes dhe polemikat e pjesëmarrjes/ Elbasansja Enkileda Carja për herë të dytë nuk përfshihet në kampionat

Enkileda Carja, vajza nga Elbasani, kampione Europe dhe Bote me medalje të arta, ka treguar në “ABC e Mëngjesit” në ABC News se për herë të dytë i mohohet pjesëmarrja.

Enkileda rrëfeu pasionin e saj për sportin e peshëngritjes, duke treguar se prej 8 vitesh ushtron këtë sport.

“Bëj përafërsisht 8 vite që ushtroj këtë sport. E kam nisur që e vogël, ishte motra e ime që e nisi para meje këtë sport, dhe unë u përfshiva sepse më pëlqente”, u shpreh ajo.

Është vetëm 16 vjeç dhe Enkileda ka marrë 11 medalje ndërkombëtare.

Ajo tregoi se më 29 tetor duhet të merrte pjesë, por nuk është përfshirë në kampionatin Europian të Peshëngritjes.

/abcnews.al/