Europa po përballet me një valë të fortë të nxehti, ku Spanja jugore ka shënuar temperaturën rekord prej 46°C në El Granado.
Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime të kuqe për rrezik të lartë në Portugali, Itali dhe Kroaci, ndërsa vendet si Franca, Austria, Hungaria e të tjera janë në alarm portokalli.
Në Itali dhe Spanjë, janë raportuar raste të shumta të goditjeve nga i nxehti, kryesisht tek të moshuarit dhe personat vulnerabël. Për të ndihmuar qytetarët, qytete si Bologna dhe Roma kanë hapur qendra freskimi dhe pishina falas për të moshuarit.
Ndërkohë, temperaturat e larta pritet të rriten edhe në Francë, Gjermani, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar deri në mesjavë. Sipas shkencëtarëve, këto valë të nxehti po bëhen më të shpeshta dhe intensive për shkak të ndryshimeve klimatike.
(Balkanweb)
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.