Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë pasi tha se do të fillojë investimi në pistën e aeroportit të Rinasit, ku do të ulen avionët e mëdhenj, që deri më sot e kanë të pamundur.
Rama tha se në program është edhe vendosja e linjës direkt Shqipëri-SHBA me “Air Albania”.
“Në aeroportin e Rinasit do të nisë ndërtimi i një piste gjigante për uljen e avionëve të mëdhenj. Së shpejti ne kemi programin e vendosjes së linjës direkte me SHBA të “Air Albania”, tha Rama.