Friday , August 22 2025

Erëra të forta dhe reshje intensive shiu, ky qark përfshihet nga moti i keq

Qarku i Kukësit është përfshirë nga moti i keq gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, me erëra të forta dhe reshje intensive shiu.

Për më shume se 3 orë shiu ka ndihmuar në shuarjen e disa vatrave aktive të zjarrit, në Kalimash dhe në zonën e Fushë-Arrëzit.

Sipas shtabit të emergjencave, për shkak të reshjeve janë raportuar disa shkarje gurësh në disa segmente rrugore, kryesisht në zonat rurale në Shishtavec, Bushtricë dhe në Luginën e Valbonës.

Qarkullimi i mjeteve nuk është ndërprerë dhe firmat kontraktore kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugëve.

(Balkanweb)