Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, uniformat blu në Elbasan, kanë vënë në pranga një 38-vjeçar, pasi rezulton i dënuar me 3 vite e 6 muaj burgim, për tentativë p*rdhunimi.
Bëhet fjalë për Bekim Skora, i cili rezulton i dënuar me 3 vite e 6 muaj burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 6 muaj burgim), për veprën penale ”Marrëdhënie s*k*uale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.
Ndalohet një 38-vjeçar i dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie s*ksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.
Komisariati i Policisë Elbasan, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Bekim Skora, 38-vjeç, banues në Elbasan, të cilin Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vite 6 muaj burgim), për veprën penale ”Marrëdhënie s*k*uale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.