Ka ndërruar jetë 30-vjeçari Esat Xherri, i cili kishte mbetur i plagosur rëndë në aksidentin tragjik që ndodhi mesditën e së dielës në Librazhd. Automjeti i tij kishte dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe ishte rrokullisur për rreth 100 metra në një greminë.
I ndjeri u nxorr me vështirësi nga automjeti dhe u transportua urgjentisht drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhej në gjendje kritike.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit nga shpejtësia, ndërkohë që gjendja e amortizuar e rrugës mund ta ketë përkeqësuar situatën.