Partia Demokratike në bashkinë e Elbasanit po përgatitet për zgjedhje të reja për kryetarin e degës, një proces me rëndësi politike e strategjike për rilindjen e strukturave lokale të opozitës. Zgjedhjet vijnë në një kohë kur PD synon të forcojë bazën në qarqet kyçe, ndërsa sfidat organizative dhe kontestimet e listave të anëtarësisë mbeten çështje kritike.
Në garë për drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Elbasan pritet të jenë emra të njohur brenda radhëve të PD-së.Burime zyrtare konfirmuan se kandidatë janë:
• Aurel Bylykbashi ,ish-deputet i Partisë Demokratike, një ndër kandidatët me eksperiencë më të gjatë nga gjithë të tjerët në politikë .
• Alis Narazani , ish kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2025,përfaqësues i brezit ri, i lidhur me këndvështrime rinore dhe alternative.
• Sokol Shkelzeni ,sekretar aktual i degës së PD Elbasan, i njohur për kontribute me vlerë në strukturat e brendshme.
• Elior Vila ,akademik me profil teknik, me mbështetje intelektuale.
• Lumturi Hasa ,ish-kandidate për deputete, këshilltare e të djathtës me fokus te vota e grave dhe elektorati jo tradicional.
Këta emra janë duke finalizuar prezantimin e platformave para anëtarësisë, ndërsa procesi formal i kandidimit dhe miratimit të listës së kandidatëve është në zhvillim sipas udhëzimeve të Kryesisë Qendrore të PD-së.Fillimisht kandidaturën për kryetare të kësaj dege e paraqiti edhe pedagogia Elsa Gega e cila më pas u tërhoq .
Zgjedhjet për kryetar dege, të planifikuara të zhvillohen në javët në vijim, janë parë jo vetëm si një garë e fortë lokale, por si një moment kyç për rigjallërimin e PD-së në bashkinë e Elbasanit ,një nga qarqet kryesore të vendit.
Rezultati i tyre do të ndikojë në mënyrë direkte në organizimin dhe performancën e strukturës së PD-së në Elbasan, ndërsa vëmendja mbetet e fokusuar te transparenca e procesit, administrimi i listës së anëtarësisë dhe barazia mes kandidatëve.
Pas miratimit të kandidatëve nga organet qendrore, kandidatët do të përballen direkt me anëtarësinë përmes takimeve dhe prezantimeve të programeve të tyre. Ky proces në Elbasan shihet si një test i besueshmërisë dhe demokracisë së brendshme të PD-së ,jo vetëm në këtë bashki , por edhe si model për degë të tjera.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.