Emrat/ Përplasje me ármë në qendër të qytetit, plagosen 3 persona, mes tyre 2 punonjës policie

Shkon në tre numri i të plagosurve nga të shtënat me ármë në Mamurras. Burime për Top Channel bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti, pas të cilit dy punonjësit e policisë janë plagosur në këmbë. Ata janë identifikuar si Ilir Zeka dhe Flamur Lleja. Burime për Top Channel bëjnë me dije se një automjet është afruar pranë patrullës me dy persona brenda dhe ka ofenduar punonjësit e policisë. Policet u kanë kërkuar të mos ulen nga automjetet dhe ngjarja ka agravuar.

Top Channel mëson se ka mbetur i plagosur edhe një qytetar, i cili është dërguar në spital dhe është identifikuar si Nikoll Vorfi.

Burime bëjnë me dije se në vendngjarje janë nisur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Ardi Veliu, së bashku me Drejtorin e Departamentit te Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

Në ndihmë te Policisë lokale janë nisur edhe grupe te FNSH Shkodër, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në disa akse.