Ndoshta edhe ju keni të afërm në emigrim të cilët i keni dëgjuar se vijnë të mbarojnë punë me dentistin në Shqipëri, pas andej ku jetojnë janë shumë shtrenjtë tarifat. Megjithatë, nuk e kanë idenë se cfarë u ndodh. Ajo që emigrantët nuk dijnë, është se materialet që përdoren kanë një kosto shumë më të lirë, duke e bërë kështu shërbimin që marrin më të shtrenjtë se në çdo vend europian.
Europa po përparon në shkencat mjekësore duke futur teknologji të reja që Shqipëria ende nuk i ka vënë në zbatim. Por ajo çfarë mjekët stomatolog vënë në dukje është se shqiptarët vitet e fundit kanë rritur interesin për të patur një shëndet të mirë oral dhe jo pak herë drejtohen në klinika jashtë për të marr shërbim të specializuar.