Emërohen  shefat e rinj të komisariateve në qarkun e Elbasanit. Emrat

Në përfundim të fazave të konkurrimit për pozicionin “Shef Komisariati” dhe pas përfundimit të procesit të ankimimit nga Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka përzgjedhur nga lista fituese dhe ka emëruar shefat e komisariateve të Policisë sipas drejtorive vendore përkatëse, si më poshtë vijon:

7-Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan:

-Komisariati i Policisë Elbasan, Nënkomisar Fatos Tresa;

-Komisariati i Policisë Gramsh, Komisar Krenar Guçe;

-Komisariati i Policisë Librazhd, Kryekomisar Elton Halili;

-Komisariati i Policisë Peqin, Nënkomisar Bilbil Lita.