Në Bazën e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile (BMEC) në Elbasan u zhvillua sot aktiviteti “Mësim tregues”, ku u testuan kapacitetet reale operacionale për përballimin e situatave emergjente.
Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet një postimi në Facebook bëri me dije se u ‘’demonstruan operacione kërkim-shpëtimi, ndërhyrje pas tërmetesh, fikje zjarresh dhe akomodim fushor’’.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ‘’ky ushtrim tregoi gatishmërinë, pajisjet moderne dhe përkushtimin për të reaguar me shpejtësi kur jeta është në rrezik’’.

ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.