Nga Fatmir Popja
Elite Travel Lufthansa City Center është vlerësur me çmimin ESG,(Environmental, Social, Governance) .Ky çmim
ndërkombëtar i është akorduar në Samitin prestigjioz vjetor të Lufthansa City Center i cili u mbajt në Braga të Portugalisë .Ky vlerësim
i çmuar ,njeh angazhimin dhe suksesin e jashtëzakonshëm të Elite Travel Lufthansa City Center ndaj praktikave të qëndrueshme dhe të përgjegjshme të biznesit që ndikojnë pozitivisht në mjedis, shoqëri dhe qeverisjen e korporatës.Ardit Dervishi, Shef i Zhvillimit të Biznesit dhe Krist Dodbiba, Shef i Shitjeve dhe Partneritetit, e morën këtë çmim në emër të Elite Travel Group.
Ky çmim ndërkombëtar është një tjetër vlerësim mes dhjetra e dhjetra të tillë që Elite Travel Group ka marrë gjatë viteve të fundit .Drejtuesit e saj ndjehen jashtëzakonisht krenarë për këtë arritje dhe premtojnë se do të mbeten gjithmonë të përkushtuar për të avancuar iniciativat e tyre ESG për një të ardhme më të mirë.
Falenderime të veçanta ETG i ka shprehur ,Martina Groenegres dhe Siiri Palisaar për udhëheqjen e tyre të madhe, këmbënguljen dhe frymëzimin që ua kushtojnë të gjithë anëtarëve të LCC, dhe që i dhanë mundësinë Kompanisë së mirënjohur shqiptare ETG të rritet me vizion dhe dinjitet si të gjitha LCC-të nga e gjithë bota!Ky çmim i dhënë për Elite Travel Lufthansa City Center njeh përkushtim ndaj praktikave të përgjegjshme të biznesit që ka ndikim pozitiv në komunitet, mjedis, dhe klimen e biznesit.