Një tjetër arritje e bukur për fëmijët e e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Elbasan! Në Edicionin e Pestë të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit për Fëmijë, trupa teatrale nga Elbasani është vlerësuar me Çmimin e Dytë, duke u dalluar mes shumë pjesëmarrësve nga mbarë vendi.
Festivali, i organizuar në qytetin e Beratit për katër netë me radhë, solli emocione të paharruara, pasion dhe përkushtim në skenë – një festë e vërtetë për artin dhe fëmijët. Elbasani dha një performancë që preku zemrat e publikut dhe jurisë, duke sjellë në skenë profesionalizëm, ndjeshmëri artistike dhe dashuri për teatrin.
Trupa e artistëve të vegjël të Elbasanit ndër të tjera u vlerësua edhe me çmimin ‘Realizimi Artistik’ të tri madamave franceze, çmimi ‘Regjia më e mirë’ që ju dorëzua regjizores shumë të talentuar Elona Mamo.
Fëmijët pjesëmarrës shprehen se “Ky çmim është më shumë se një trofe – është një motivim për të vijuar rrugëtimin artistik me edhe më shumë pasion dhe dashuri!”
Elbasani vazhdon të tregojë se është një vatër e gjallë kulture, ku talenti dhe përkushtimi shpërblehen me duartrokitje dhe vlerësime.