Elbasani u rikthye te fitorja, trajneri Gvozdenoviç: Pa alternativa në pankinë! Çdo javë kemi presion, por…

Elbasani u kthye te fitorja në Superiore. Verdheblutë mposhtën Vorën me rezultatin 2-1 në transfertë. Pas ndeshjes foli trajneri Ivan Gvozdenoviç.

“Isha këtu për herë të parë, stadiumi shumë i bukur dhe dhomat perfekt, dua t’i uroj sukses Vorës për të ardhmen. Ishte një javë e keqe për ne, për rezultatin se 2 me 1 për Shkodrën. Sot, prapë jemi afër. Unë e thashë, deri në maj do shkojë luftë, dhe për tabelën sipër dhe poshtë. Sot të rëndësishme pikët, çunat bënë mirë.

Goli i Vorës, mund të komentojmë pak. Ne ishim në ekuilibër, nuk ishte një problem. Topi me Kasallën, ishte pak anash. Një si Kasalla mund të driblojë lojtarë, jo vetëm driblim, por dhe finalizim shumë i mirë. Ndoshta gabim nga mbrojtësi ynë, do rrinte më afër dhe të reagonte më mirë.

Samueli u aktivizua edhe kundër Shkodrës, është me eksperiencë dhe pse 21 vjeç. Është lojtar shumë interesant për ne. Jam i kënaqur me Samuelin dhe doli mirë, patjetër.

Nuk kishim shumë alternativa nga pankina, dhe unë kisha frikë për ndërrime shumë të shpejta. Kishim menduar mirë si do menaxhojmë situatat.

Ishte ndoshta një gabim individual, por prapë kur ishim në ekuilibër mbrapa erdhi goli. Do punjmë. Çdo javë kemi presion. Ndoshta gabim i vogël, mund të ndëshkojë, por patjetër do punojmë”, u shpreh trajneri Gvozdenoviç për “RTSH”.