Elbasani provë delikate në Ballsh, transfertat si tabu

Elbasani mund të thuhet se i ka bërë një nisje të mbarë kampionatit, pasi mban vendin e tretë pas gjashtë javësh. Ndonëse me pikët e grumbulluara mund të mos jenë të kënaqur, sërish verdheblutë kanë zënë një pozicion komod në klasifikim. Mirëpo më e vështira vjen rrugës, pasi nuk është e lehtë të ruash pozicionet e kreut, për më tepër që ngjeshja e skuadrave është e madhe.

Një fakt që në Elbasan e kanë të qartë, ndaj pas dy barazimeve radhazi shpresojnë menjëherë rikthimin te fitorja. “Problemi” i vetëm është se këtë fundjavë luajnë në transfertë, aty ku nuk i kanë mirë punët dhe duhet të thyejnë një tabu të këtij kampionati.

NGËRÇI JASHTË FUSHE – Nëse Elbasani aktualisht është në vend të 3-të, janë pikët që kanë marrë në shtëpi që ia mundësojnë këtë pozicion. Në ndeshjet jashtë fushe skuadra e trajnerit Roberto Bordin nuk ia ka dalë të marrë asnjë fitore në kampionat. Madje nuk e bëri një gjë të tillë edhe ndaj Dinamos, që edhe pse në letër ishte ndeshje jashtë, u luajt në Elbasan.

Në dy përballjet e tjera në transfertë Elbasani ka marrë dy barazime me të njëjtin rezultat, 1-1 me Skënderbeun dhe Tiranën. Këtë fundShpresat te Ze Gomesh Stafi teknik i Elbasanit shpreson që ndaj Bylisit të rikuperojë ndonjë nga sulmuesit e dëmtuar dhe veçanërisht Ze Gomeshin. Lojtari portugez duket shumë i rëndësishëm për verdheblutë, pasi me 2 golat e shënuar deri tani i ka dhënë pikë të çmuara skuadrës.

Ai ka pasur shpesh shqetësime fizike, që e kanë penguar të shfaqë gjithë potencialin e vet. Nëse Sulmi luan në Ballsh, do të jetë një “armë” plus për Bordin. javë elbasanasit kanë një test të vërtetë në këtë aspekt, pasi do të jenë mysafirë në Ballsh, aty ku vendasit faktorin fushë e kanë një ndër pikat e tyre më të forta.

Të besuarit e Roberto Bordin duan të ruajnë ritmin e kryesuesve, por nga ana tjetër duhet të thyejnë një tabu, sepse barazimi një ekipi që pretendon nuk i shkon shumë për shtat. Nga ana tjetër, edhe kalendarin tani nuk e kanë shumë në favor, sepse pas Bylisit do të luajnë sërish larg shtëpisë, do të përballen me kryesuesit e Vllaznisë. Dy transferta të vështira, që do të tregojnë “pjekjen” që ka bërë skuadra në Superiore dhe që mund të ndikojë jo pak në aspektin moral të verdhebluve për ecurinë në vazhdim.

SITUATA – Mirëpo, ajo që shqetëson më shumë ekipin është situata me grupin përpara kësaj ndeshjeje delikate. Pas kapitenit Bruno Lulaj, i cili do të mungojë për arsye kartonësh, trajneri Bordin duhet të bëjë mirë llogaritë edhe me dëmtimet. Ndaj Egnatias ishin 4 lojtarë të formacionit në tribunë, si Edon Hasani, Arsen Kasa, Bedri Greca dhe Ze Gomesh. Këta futbollistë janë në luftë me kohën që të jenë të gatshëm për këtë fundjavë dhe në mos të gjithë, shpresohet që të paktën ndonjë prej tyre të rikuperohet dhe t’i bashkohet sa më parë skuadrës.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL