Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak Kryetari i Bashkisë Elbasan mes të tjerash ka ndarë lajmin se qyteti i Elbasanit është përzgjedhur si një ndër 12 qytet jashtë bashkimit Europian, të cilët do të jenë qendra të projekteve pilot dhe inovativ me qëllim që të kenë 0 ndotje në ajër deri në vitin 2050, raportin ElbasaniPlus. Në këtë program kanë kandiduar rreth 360 qytete jashtë BE.
Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë Elbasan ka falenderuar anëtarin e këshillit Bashkiak dhe kryetarin e Partisë së Gjerlbër në Elbasan z. Indrit Abdiaj i cili ka bërë një lobim shumë të mirë në Parlamentin Europian, për përfshirjen e qytetit të Elbasanit në këtë program.
Gjitashtu z. Llatja ka siguruar se deri në vitin 2030 Elbasani do të ketë politika mjedisore shembullore për ti ardhur në ndihmë qytetarëve por edhe për të ulur ndotjen.