Në qytetin e Elbasanit ka nisur zbatimi i projektit për ndarjen në burim të mbetjeve, një nismë që synon të forcojë kulturën e riciklimit dhe të nxisë ndërgjegjësimin qytetar për mbrojtjen e mjedisit.
Koshat e rinj të ndarjes në burim janë vendosur tashmë në disa pika të qytetit, duke shënuar fillimin e një transformimi të domosdoshëm drejt një menaxhimi më efikas dhe të qëndrueshëm të mbetjeve.
Ndarja në burim nuk është thjesht një proces teknik, është një akt qytetarie, një zgjedhje e ndërgjegjshme për të kontribuar në mbrojtjen e natyrës dhe për të siguruar një të ardhme më të pastër për brezat që vijnë.
Bashkia Elbasan fton të gjithë qytetarët të bëhen pjesë aktive e kësaj nisme dhe të kontribuojnë me veprimet e tyre të përditshme për një qytet më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm.
Elbasani 2030 nuk është vetëm një vizion, por një rrugëtim që nis me hapa konkretë – dhe ndarja në burim është një prej tyre.