Elbasani u bë ndalesa kryesore e “Seminar Week Albania”, organizuar nga NEWROPE – The Design in Dialogue Lab pranë ETH Zürich, një prej universiteteve më prestigjioze të Evropës në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës.
Studentë dhe arkitektë nga vende të ndryshme të botës vizituan qytetin për të studiuar nga afër transformimin industrial dhe kulturor të tij, me fokus të veçantë në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit — dikur simbol i industrisë socialiste dhe sot një hapësirë me potencial të jashtëzakonshëm për rigjenerim urban, kreativitet dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Nën udhëheqjen e arkitektes Alba Canaj, pjesëmarrësit eksploruan gjithashtu trashëgiminë historike të Kalasë së Elbasanit, duke diskutuar për mënyrat se si qytetet me të kaluar të fortë industriale mund të shndërrohen në qendra të inovacionit, kulturës dhe jetës komunitare.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, u shpreh se ky interes ndërkombëtar është një dëshmi e potencialit që ka Elbasani për të qenë pjesë e një rrjeti të ri qytetesh evropiane
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.