Elbasani në “Ditën pa Makina” – qyteti u kthye në hapësirë për njerëzit.

Sot qyteti i Elbasanit iu bashkua nismës europiane “Dita pa Makina”, duke kthyer rrugët kryesore në hapësira të lira për qytetarët.

Nga ora 08:00 deri në 20:00, u bllokua qarkullimi i automjeteve në Bulevardin “Aqif Pasha”, nga stadiumi “Elbasan Arena” deri te rrethrrotullimi i “1 Majit”, si dhe në rrugën “Rinia”, nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” deri te kryqëzimi i “Tomorr Sinani”, nga ora 08:00 deri në 16:00.

Qytetarët patën mundësinë të shëtisin të lirë, të pedalojnë me biçikletë apo të shijojnë një ditë ndryshe në zemër të qytetit.

📌 Policia e Shtetit, Policia Bashkiake dhe strukturat e Bashkisë Elbasan u angazhuan maksimalisht për devijimin e trafikut, ruajtjen e rendit dhe garantimin e një atmosfere të qetë gjatë gjithë ditës. Falë bashkëpunimit të tyre, gjithçka u zhvillua normalisht dhe pa asnjë incident.

Ky aktivitet është një shembull pozitiv i përpjekjeve për një qytet më të pastër, më të gjelbër dhe më miqësor me qytetarët.