Elbasani ndër qytetet shqiptare që do të goditet nga i nxehti afrikan. Ja sa do te shkojnë temperaturat sot

Masat ajrore me origjinë afrikane do të vijojnë në Shqipëri, duke diktuar ne vendin tonë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradites ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore duke rrezikuar rrebeshe afatshkurta shiu në ekstremin verior të vendit.

Parashikohet që orët e mbrëmjes të vijojnë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C.

Sipas MetoAlb, 5 qytete të vendit ditën e sotme do të kenë temperaturat me të larta. Bëhet fjalë për Shkodrën, Elbasanin, Beratin, Tiranën dhe Gjirokastrën.

Temperaturat sipas qyteteve:

1. B. Curri 16 – 30

2. Puka 14 – 29

3.Kukës 17 – 32

4.Peshkopi 16 – 29

5. Burrel 18 – 32

6.Shkodër 21 – 35

7.Lezhë 23 – 33

8.Tiranë 22 – 35

9.Durrës 24 – 34

10.Elbasan 20 – 36

11.Fier 22 – 34

12.Berat 20 – 35

13. Pogradec 18 – 31

14.Korçë 16 – 29

15.Ersekë 14 – 28

16.Vlorë 22 – 33

17.Gjirokastër 19 – 36

18.Sarandë 24 – 34