Egnatia ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Elbasanit me rezultatin 1-2 në sfidën e zhvilluar këtë të diel në stadiumin “Elbasan Arena”.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve, pas golit të shënuar nga Lushkja në minutën e 33-të. Në minutën e 90-të, Leo Melo dyfishoi shifrat për Egnatian, duke siguruar praktikisht fitoren.
Elbasani reagoi në sekondat e fundit me një gol të shënuar nga Blaise Tsague, por ishte tepër vonë për të ndryshuar fatin e takimit.
Verdheblutë do të kërkojnë të rikuperojnë pikët e humbura në ndeshjet e ardhshme, ndërsa tifozët elbasanas mbeten me shpresën për një kthesë në rezultate.