Aksioni i ditës së sotme nga Agjencia e Shërbimeve Publike të Bashkisë Elbasan u përqendrua në pastrimin e akseve nacionale, me synimin për një qytet më të pastër dhe më mikpritës për të gjithë!
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, u shpreh:
“Pastrimi i qytetit është një detyrë e përbashkët. Bashkia po bën pjesën e saj me ndërhyrje të përditshme, por suksesi i vërtetë vjen vetëm kur secili prej nesh tregon kujdes dhe përgjegjësi për mjedisin.”
Por asnjë nismë nuk mund të jetë 100% e suksesshme pa bashkëpunimin e qytetarëve.
Le të bëhemi të gjithë pjesë e ndryshimit — hedhim mbetjet vetëm në vendet e përcaktuara dhe kujdesemi për mjedisin tonë të përbashkët.
Elbasani është shtëpia jonë.
Ta mbajmë të pastër, për veten dhe për brezat që vijnë!
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.