Thursday , April 24 2025

Elbasani luan për dy rezultate, e shkuara “dërgon” Partizanin në Final Four. Herën e fundit që…

Partizani dhe Elbasani do të luajnë të dielën në orën 15:30, një prej ndeshjeve më interesante. Në javën e fundit të Superiores, të dyja skuadrat kanë pikë të barabarta.

Verdheblutë e Gvozdenoviç mbajnë vendin e katërt, për shkak të avantazhit në ndeshjet direkte. Sfida e fundit do të vendosë cili prej tyre do të jetë pjesë e Final Four.

Partizani ka histori që i buzëqesh në javën e fundit, përgjatë katër sezoneve të kaluara. Të kuqtë kanë ditur si të fitojnë ndeshjet e fundit. Dhe triumfi është i vetmii opsion, për t’u rikthyer mbi Elbasanin.

Herën e fundit që Partizani ka provuar humbje në javën e 36-të, ishte kur mbyllej sezoni 2019/20. Partizani nuk siguroi as Europën. Situata aktuale është e ngjashme me 5 vite më parë. Vetëm se këtë herë, Partizani po luan shanset e Europës edhe përmes Kupës. Ndaj Elbasanit, barazimi llogaritet si humbje.

REZULTATET E PESË SEZONEVE TË KALUARA PËR PARTIZANIN NË JAVËN E FUNDIT

Sezoni 2023/24: Partizani 4-0 Erzeni

Sezoni 2022/23: Partizani 2-0 Teuta

Sezoni 2021/22: Laçi 3-4 Partizani

Sezoni 2020/21: Bylis 2-4 Partizani

Sezoni 2019/20: Skënderbeu 4-1 Partizani

PANORAMASPORT.AL