Elbasani humbet golashënuesin, por me Partizanin i rikthehet kapiteni

Elbasani arriti të merrte një pikë të rëndësishme në “Air Albania” kundër Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12 të Superiores. Dy skuadrat e kërkuan fitoren deri në fund, por barazimi duket si rezultati më i drejtë dhe diçka e tillë, u konfirmua pas ndeshjes edhe nga dy trajnerët.

Veç golave që u shënuan vetëm dy, kartonët e verdhë ishin të shumtë në numër në këtë sfidë. Kështu, Elbasani ka humbur golashënuesin Tsague për ndeshjen e radhës ndaj Partizanit. Sulmuesi që ka realizuar 4 gola këtë sezon, ishte me 3 kartonë të verdhë dhe ndaj Dinamos, mori kartonin e tij të katërt duke humbur sfidën e ardhshme për verdheblutë.

Lajmi i mirë është rikthimi i Bruno Lulajt i cili ka shlyer dënimin pasi kishte marrë kartonë të verdhë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e javës së 13 të Superiores. Ndaj Partizanit, rrezikojnë 4 lojtarë të tjerë, pasi Kasa, Ibraimi, Loukili dhe portieri Janaçek janë në kuotën e 3 kartonëve të verdhë.

PANORAMASPORT.AL