Qyteti i Elbasanit edhe pse nuk ka plazh apo mal në afërsi të qytetit, sërish nuk ka mbetur pas sa i takon interesit të turistëve të huaj për ta vizituar.
Kalaja në qendër të qytetit më e madhe në zonë fushore në të gjithë rajonin e Ballkanit, traditat, kulinaria dhe mikpritja janë disa nga përshtypjet e mira që konstatojnë turistët e huaj.
Por në mënyrë të veçantë Elbasani po preferohet nga turistët kinezë.
Ky qytet ka patur një lidhje të hershme me Kinën që në kohën e ndërtimit të ish-kombinatit metalurgjik.
Sot turistët kinezë edhe pse nuk preferojnë të vizitojnë atë çfarë ka mbetur nga ish-metalurgjiku, sërish e pëlqejnë Elbasanin, për historinë, kulturën, artizanatin dhe natyrisht kulinarinë, duke e bërë qytetin një ndër stacionet e grupeve turistikë që vijnë nga Kina.
Ndërsa shoqëruesi që di mjaft mirë gjuhën shqipe vlerëson shumë elbasanllinjtë. Sipas të dhënave nga seksioni i turizmit në bashkinë e Elbasanit, gjatë muajve të verës qyteti është vizituar nga të paktën 7 mijë vizitorë të huaj./A2 CNN