Është mbajtur në Elbasan worshop-i mbi transformimin e ndryshimeve klimatike, i cili vjen si pjesë e misionit për 100 qytetet e gjelbëra të Bashkimit Europian. Me synimin e madh për të ndryshuar të kaluarën historike të ndotjes së mjedisit, Bashkia e Elbasanit është bërë pjesë e këtij projekti duke synuar nxitjen e një klime miqësoreme mjedisin.
Nw fjalwn e tij kryebashkiaku Gldian Llatja i njohu tw prnishmit me pasuritw natyrore tw Elbasanit ndwrsa shtoi sfidat dhe projektet qw Bashkia e Elbasanit ka pwr mjedisin.
‘Kur flisnim për një qytet neutral ndaj klimës, e quanin atëhere projekt. Më pas e pamë që ishte mision. Nuk ishte thjesht projekt. Ishime mision për të ndryshuar mënyrën tonën të të menduarit.
Dhe menjëherë u qasëm ndaj këtij misioni pozitivisht. U qasëm ndaj misionit për të ndryshuar qytetin tonë deri në vitin 2030.
Kontrata jonë klimatike qaset në 5 pika kyçe, ku e para është transporti, e dyta është mënyra e të menduarit green, e treta është urban plan, projektimi i godinave të reja dhe menaxhimi i mbetjeve.
Një nga projektet tona më ambicioze është të arrijmë të prodhojmë energjinë që harxhojmë në qytet nëpërmjet mënyrave efikase të prodhimit të energjisë pa impakt në mjedis. Transporti urban është problem jo vetëm në Elbasan, po në shumë vende të ballkanit, sidomos lidhja mes qyteteve.’
Të flasësh për neutralitet klimatik në një qytet të vështirë si Elbasani, është për tu vlerësuar dhe përgëzuar tha Ministrja e Medisit Mirela Kumbaro e cila shtoi se Shqipëria nuk ndryshon dot klimën e botës, por është viktimë e saj.
‘Unë mendoj, që jo vetëm në Shqipëri, ka ende një hendek shumë të madh mes strategjive dhe realitetit. Dhe prandaj e vlerësoj shumë iniciativën e bashkisë së Elbasanit që e merr këtë angazhim në një bashki shumë të vështirë, që nga fakti historik që e ngarkoi me një industri të rëndë që sot ja ka lënë mbi shpinë.
Sot falë rivlerësimit të pasurive natyrore kjo bashki po merr një vëmendje turistike e natyrore.
Shqipëria nuk e dëmton klimën e botës, nuk është vend ndotës. Shqipëria është viktimë e ndryshimeve klimatike dhe ndryshimet klimatike kërkojnë financa, kërkojnë vendime të guximshme por kërkojnë dhe hsumë mbështetje.’
Ndryshimet klimatike kërkojnë kosto të mëdha dhe mbështetje të madhe theksoi Drejtori i Projekteve të 100 qyteteve të gjelbra Patrick Child i cili vuri në dukjë rolin thelbësor që ka qeveria qëndrore.
‘Përgëzoj Shqipërinë, përgëzoj Elbasanin që kanë bërë bashkë kaq shumë njerëz të cilët punojnë së bashku për sfidat e misionit të qyteteve të gjelbra.
Mendoj që gjëja më e rëndësishme është se misioni i qyteteve është një shprehje praktike e Marrëveshjes së Gjelbër Europiane në planin lokal. Ne e dimë që shumica e qytetarëve tanë jetojnë në qytete, në këtë sens është e natyrshme që në të mendojmë çfarë mund të bëjmë për këtë sfidë të qyteteve tona.
Në këtë drejtim suporti, mbështetja e qeverisë qëndrore është thelbësore. Qeveria qëndrore ka rolin dhe përgjegjësinë ti japë formë rregullores së ambientit, të vendosë ligjet që kanë të bëjnë me ekonominë qarkulluese dhe të udhëzojë vendimet në lidhje me fondet. Dhe fakti që në këtë takim sot ka shumë përfaqësues të qeverisë qëndrore është shumë domethënëse.’
Në takimin i cili zhvillohet për herë të parë në Shqipëri morën pjesë dhe ndanë eksperiencat dhe projektet e tyre dhjetëra bashki të vendeve të Ballkanit Perëndimor ndërsa edhe një herë u theksua rëndësia e përfshirjes së sa më shumë qyteteve në misionin e madh të neutralitetit zero në mjedis.