Një 41 vjeçar nga Elbasani është vendosur në pranga pasi vodhi 115 kilogram bakër në uzinën mekanike në Bradashesh, ku dhe punonte si administrator i këtij vendi.
Për të fshehur të vërtetën ai bëri denoncim të rremë në Polici se shtetas të paidentifikuar kishin kryer vjedhjen në kabinën elektrike të këtij subjekti.
Mirëpo pas hetimeve të kryera blutë arritën të zbulojnë se hajduti ishte vetë 41 vjeçari, i cili e kishte shitur bakrin në një subjekt për grumbullimin e metaleve.