Elbasan/ U shiste kapsola dhe fishekzjarre fëmijëve, e pëson keq tregtarja. Ja çfarë ju gjet pas kontrollit

Një tregtare është proceduar penalisht pasi është kapur në flagrancë duke i shitur fishekzjarre dhe kapsolla fëmijëve të moshës 12-13 vjeç, në mënyrë të paligjshme.

Aksioni është kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, të cilët referuan materialet në Prokurori.

“Nisi procedimi penal për shtetasen D. Xh., 58 vjeçe, pasi dyshohet se u ka shitur lëndë piroteknike (kapsolla) dy të miturve, 12 dhe 13 vjeç”, bënë me dije policia vendore.