Elbasan/ U arrestua se kërcënoi prokurorin, lirohet avokati Ulian Bajrami

Avokati Ulian Barjami është liruar me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit pas arrestimit të tij në 18 Tetor.

Barjami ishte arrestuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore.

Pasi materialet iu dërguan për vlerësim Prokurorisë së Elbasanit, u konstatuan shkelje ligjore në arrestim dhe u urdhërua lirimi i menjëhershëm i tij.

Nuk është kërkuar asnjë masë sigurie në gjykatë.